Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KE/ Kërcënon Serbia: Ne jemi gati për të…

Pas aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës ka ardhur dhe reagimi i parë nga Serbia.
Mediat serbe që kontrollohen nga shteti shkruajnë se Beogradi zyrtar do ta aktivizojë fushatën e saj lobuese kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, nëse kërkesa për anëtarësim pranohet.
Sipas gazetës “Novosti”, Serbia ka premtime të forta se 14 shtete janë gati ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gazeta vazhdon duke shtuar se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në konferencën me kancelarin Olaf Scholz se Kosova synon aplikimin në Këshillin e Evropës është shkelje e Marrëveshjes së Uashingtonit, duke lënë të hapur mundësinë që Serbia të tërhiqet nga marrëveshja e nënshkruar.
Diplomati serb në pension, Zoran Milivojeviq, thotë se njoftimi i kryeministrit Kurti për aplikim në Këshillin e Evropës nuk është vetëm deklaratë e tij, por është e sinkronizuar me perëndimin e po ashtu kancelari Scholz është i mirë informuar për këtë.