Kosova shumë pranë anëtarësimit në KE/ Kurti: Jemi vendi më demokratik në Ballkan

Kosova ka miratuar ditën e sotme në Kuvend nismën për anëtarësimi në Këshillin e Evropës.
Edhe pse në kundërshtimi ne madh nga Serbisë, duke rrezikuar një përshkallëzim të konfliktit mes vendeve, Prishtina zyrtare vendosi të ecë përpara me nismën, ndërsa ka dorëzuar dhe aplikimin për anëtarësim.
Kryeministri Albin Kurti, në një reagim në rrjetet sociale pas seancës plenare bëri të ditur lajmin, ndërsa shkruan se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.
Nga ana tjetër, homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç ka theksuar disa herë se nëse Kosova anëtarësohet në KE, kjo do të thoshte shkelje e marrëveshjes së Uashingtonit të lidhur mes dy vendeve.
Postimi i Albin Kurtit:
KOSOVA APLIKON PËR ANËTARËSIM NË KËSHILLIN E EVROPËS
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim.
Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.