Kryebashkiaku i Kievit e mohon: Se krahasova luftën e ukrainasve me atë të shqiptarëve!

Vitali Klitschko, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, ka mohuar në mënyrë eksplicite se ka thënë që “ukrainasit po luftojnë kundër pushtuesit rus, si dikur shqiptarët që luftuan kundër okupatorit serb”, kështu duke përgënjeshtruar supozimin e një mediumi me bazë në Zvicër, Le Canton27.

Intervista e gazetarit të Le Canton27, i cili publikon material në gjuhën shqipe, supozohej të jetë bërë në Davos të Zvicrës, ku kryetari i Kievit po merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT