Ku votoi?! Kongresi i PPE pa delegat nga PD, Tabaku: Votova sot për Presidentin. PD do vazhdojë të jetë pjesë e …!

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, pretendon se ka votuar sot për Presidentin e e PPE, Manfred Weber, ndërkohë që ditën e djeshme Kongresi i PPE vendosi të mos ftojë asnjë delegat nga PD.
Në mesazhin e saj, deputetja Tabaku shprehet se “PD do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP”.
“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurtë që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP!”, shkruan Tabaku.
Një ditë më parë u tha se PD iu hoq e drejta e votës, por Tabaku sot ka publikuar foton, ku thote se ajo ka shprehur me vote mbështetjen për Presidentin e PPE.
Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit, nje dite me pare deklaroi se PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD./m.j