Kundërshtuan sulmet ruse ndaj Ukrainës duke ‘hedhur në erë’ hekurudhat/ Lukashenko bën gati ligjin për t’i dënuar me vdekje

Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko ka nënshkruar projektligjin që dënon me vdekje personat e përfshirë në tentativat e akteve të terrorizmit.

Kur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë, Bjellorusia shërbeu si trampolinë që Rusia të sulmonte Kievin. Por një gjë të cilën Lukashenko nuk e llogariti ishte sabotimi i hekurudhave.

Një rrjet klandestin punonjësish hekurudhor, hakerë dhe forca disidente të sigurisë hynë në veprim për të prishur lidhjet hekurudhore, duke shkaktuar kërdi në linjat e furnizimit ruse.

Shumë trupa ruse mbetën të bllokuar në vijën e frontit pa ushqim, karburant dhe municione.

Tani, diversantët e dyshuar në Bjellorusi mund të përballen me skuadrën e pushkatimit, ndërsa i njëjti ligj do të zbatohet për aktivistët që organizuan protestat kundër Lukashenkos disa vjet më parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT