Kush e kërkoi shkarkimin e Elisabeta Imeraj? Ish-kryeprokurorja: Denoncimet anonime, u bënë akuza në procesin tim

E ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’ në Top News ka qenë ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
E pyetur nëse duhet të kenë më shqiptarët besim tek drejtësia, ajo është përgjigjur se një aksident nuk tregon dështimin e drejtësisë në vend.
“E kam të vështirë të dal jashtë suazës së sistemit të drejtësisë që kam qenë pjesë. Jo çdo aksident i ndodhur ka qenë një dështim i drejtësisë. I bashkohem shprhjes së thënë: Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar. Ne nuk flasim për një drejtësi me ndëshkim por duhet të shohim para. Elisabeta Imeraj nuk duhet t’ja lejoj vetes mesazhin që ne nuk duhet të kemi besim tek drejtësia. Unë dua të jap si mesazh që çdo qytetar i Republikës të Shqipërisë të reagoj karshi çfarëdolloj padrejtësie.”- tha Imeraj
E pyetur se kush po e kërkon shkarkimin e saj , Imeraj është rikthyer edhe njëherë tek paragjykimet mbi origjinën apo dukjen.
“Unë jam drejtuar në mënyrë të vazhdueshme edhe në seancat dëgjimore dhe kam shpalosur të gjithë elementet ligjor duke iu referuar të gjithe deklaratave dhe akuzave anonime të përsëritura.
Kjo më ka bërë të ngre zërin dhe të them, denoncimet anonime mund të bëhe për këdo dhe unë nuk kam parë një proces te dytë që këto denoncime të bëhen akuza. Kjo shndërrohet në një lloj mekanizmi që paragjykon njeriun për shkak të mënyrës nga është, si flet, si mbledh flokët, nga është apo si e ka timbrin e zërit, dhe këto elementë nuk janë shkak që të mos e bëjë një njeri të padenjë për pozicionin e tij.
Të qënit një prokuror dinjitoz nuk është antivlerë por vlerë që duhet përkrahur.”- përfundoi Elisabeta Imeraj.