“Lefter Koka bashkëpunëtor me SPAK për…”/ Avokati tregon çfarë po ndodh me ish-ministrin e arrestuar

Avokati i Lefter Kokës, ka folur ditën e sotme për mediat, ku është pyetur nëse ish-ministri është kthyer në një bashkëpunëtor të drejtësisë.

Avokati  tha se ish ministri nuk ka pse të pendohet dhe të bëhet bashkëpunëtor, ndërsa shtoi se ai ka dhënë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.

“Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e nuk ka përse të bëhet bashkëpunëtor se bashkëpunëtori në kuptimin e ligjit është një person që tregon përgjegjësi për veten e tij apo dhe për personat e tjerë.

Në rastin konkret Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e të bashkëpunojë se të jesh i hapur me organin e hetimit, t’i përgjigjesh pozitivisht kërkesës që do japësh shpjegime për të treguar rrethanat e ngjarjes nuk do të thotë që je bashkëpunëtor me drejtësinë. SPAK i ka të gjitha mundësitë e mjetet të kërkojë e gjejë bashkëpunëtorë por jo te Lefter Koka, te personat e tjerë që janë aty, të identifikohen, të thirren, të hetohen e ata nga ana e tyre të sigurojnë mbrojtës, të sigurojnë cigare nëse e pijnë apo dhe veshjet e stinës.”- tha avokati i ish-ministrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT