Macron i “shuan” shpresat: Ndoshta do të duhen dekada që të anëtarësohet në BE Ukraina

Presidenti francez Emmanuel Macron po behet gjithmon edhe me problematik per vendet qe aspirojne BE-ne.
Njesoj si me Shqiperine ai ka “shuar” shpresat e për Ukrainën, duke thënë se ndoshta do të duhen “disa dekada” që Ukraina të konfirmohet, si anëtare e Bashkimit Evropian.
Por ai shton se Ukraina është “tashmë një anëtare” e familjes evropiane për shkak të “luftës” dhe “guximit” që po tregon.
Macron gjithashtu i thotë Parlamentit Evropian në Strasburg se shpreson që BE-ja të ecë “me shpejtësi” përpara në pranimin e Ukrainës.
Kujtojmë se Ukraina ka plotësuar pyetësorin e dytë, si pjesë e procesit të aplikimit për anëtarësim në BE.