Mbi 1 mijë ukrainas janë strehuar në Shqipëri, ambasadori Shkurov: Janë gra dhe fëmijë, burrat qëndrojnë dhe luftojnë për vendin

I ftuar në emsioninin ‘Zona Zero’ ka qenë sot ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.

Në fjalën e tij Shkurov ka treguar se sa shtetas ukrainas janë strehuar deri më tani në Shqipëri që nga fillimi i luftës.

Ai ka treguar se nga të dhënat e policisë janë regjistruar se kanë kaluar kufirin rreth 1000 shtetas ukrainas, ndërkohë që në ambasadë kanë këruar ndihmë rreth 350 persona.

Sipas tij të tjerë pritet të vijnë në Shqipëri në ditët në vijim, teksa shumica që janë larguar nga tmerrt e luftës dhe kanë gjetur strehë në vendin tonë janë fëmijë dhe gra.

“Aktualisht në kufirin me Shqipërinë kanë kaluar mbi 1 mijë ukrainas, këta janë persona që kanë të afërmit apo familjen dhe banesën e tyre këtu. Nga ana tjetër është dhe një e dhënë ku rreth 350 persona janë drejtuar në ambasadë dhe kanë kërkuar ndihmë. Ne presim nesër rreth 30 fëmijë dhe pas pak ditësh rreth 37 fëmijë dhe nënat e tyre. Ata vijnë vetëm me nënat e tyre sepse babain e kanë në Ukrainë, ku dhe janë duke luftuar për vendin.”-tha ambasadori Shkurov në “Zona Zero”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT