Media Amerikane: “Open Balkan”, mundësi që duhet shfrytëzuar nga Perëndimi për avantazh ndaj Rusisë

“Nisma e Ballkanit të Hapur mund t’i mundësojë Perëndimit të shfrytëzojë avantazhin e tij më të madh ndaj Rusisë në Ballkanin Perëndimor: ndikimin ekonomik”.

Kështu shkruan gazeta amerikane The Hill në një analizë për pozitën e Ballkanit Perëndimor përpara konfliktit të ri që ka lindur mes Lindjes (Rusisë) dhe Perëndimit.

Gazeta Amerikane vlerëson se “duke nxitur investimet perëndimore në rajon, duke përdorur nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për nxitjen e aktorëve rajonalë për të përqafuar luftën kundër korrupsionit, kundër pastrimit të parave dhe masave të tjera të sundimit të ligjit, Uashingtoni dhe aleatët e tij mund të punojnë për të kufizuar ndikimin e Rusisë”.

“The Hill” shton se nisma si Open Balkan kërkojnë institucione të forta që mund të gjurmojnë dhe pengojnë skemat e paligjshme financiare që përfshijnë Rusinë ose aktorë të tjerë keqdashës.

BURIMI:

BIDEN ADMINISTRATION CAN’T OVERLOOK THE BALKANS WHEN SANCTIONING RUSSIA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT