Menaxhimi i Butrintit/ Berisha si kryetar i PD: Rama nuk mund të sillet si ta ketë plaçkë të baballarëve të tij

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat para se të futej në Kuvend për seancën plenare.
Ndër të tjera, në fjalën e tij Berisha ka folur edhe për debatin më të nxehtë të momentit, atë të menaxhimit të parkut të Butrintit.
I prerë Berisha është shprehur se Rama nuk mund të sillet me pasuritë natyrore dhe pikërisht me Butrintin si të ishte plaçkë e bababllarëve të tij.
“E garantoj Ramën se nuk do të mundet të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e baballarëve të tij, ajo është një vlerë e çmuar e shqiptarëve. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkurt kanë parashtruar programin e një kati korruptiv të pashembullt.
Unë e ndjek me vëmëndje dhe do të përdor të gjithë zërin tim kundër këtij projekti që është më korruptivi në Europë.”- tha Berisha.