Mua të më mbajnë në presion ata? Berisha i’a plas të qeshurës në studio: I mbaj unë ata! Më kanë tmerr mua dhe Metën

Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur në lidhje me kërkesat e Edi Ramës dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtuar prokurorëve të SPAK-ut për të hetuar atë dhe presidentin Ilir Meta, ka “shpërthyer” në të qeshura.

Berisha tha se prej vitesh ndonëse po kërkojnë, nuk kanë arritur të gjejnë asnjë dokument që e implikon atë.

“ Le të hapin 30 po ti bëjë. Mua të më mbajnë në presion ata? I mbaj unë në presion ata. Kanë vite që kërkojën dhe nuk gjejën asgjë. Kanë tmerr nga unë dhe Meta. Në opozitë do të jemi bashkë.

Edhe për Metën le t’ i nxjerrin. Ne flasim me dokumenta, le të nxjerrin një. Rama dhe Manja e dinë që ky pushtet nuk qëndron dot nëse do të ketë një opozitë të vërtetë. Jo lepuri në bark, po kanë horror ne shpirt, po dekompozohen”, tha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT