Në garë me Berishën për kryetar, Ibsen Elezi ka dy kërkesa për PD

Partia Dermokratike është nën ethet e zgjedhjes së kryetarit të ri, teksa së fundmi dy kandidatët e vetëm që janë bërë publik janë lideri historik Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Në kuadër të zhvillimeve brenda partisë, Gazeta Shqip ka siguruar ditën e sotme dy kërkesa të veçanta, të cilat priten të dorëzohen nga kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi në Komisionin për Operacionet Elektorale në parti.
Mësohet se Elezi do të kërkojë përjashtimin e Albana Vokshit në cilësinë e kryetares aktuale të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit Elektoral gjithashtu edhe të anëtarit Eno Bozdo, të dy të implikuar në manipulimin e votave, sipas tij.
“1.Largimin nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit Elektoral te kryetares aktuale Albana Vokshi dhe anëtarit Eno Bozdo si persona te implikuar në manipulimin e votave, evidentuar kjo në proceset zgjedhore të 13 qershorit dhe 17 korrikut 2021. Jo vetëm sigaranci per procesin zgjedhor por edhe per imazhin e PD ne opinionin publik.
2. Marrjen e masave perjashtuese nga cdo funksion drejtuesi gjithë personave të përfshirë në komisionet zgjedhore gjatë këtyre proceseve të cituara më sipër.
1. Albana Vokshi
2. Belind Kellici
3. Edi Paloka
4. Ivi Kaso
5. Edmond Spaho
6. Eno Bozdo
7. Clirim Gjata”- thuhet në kërkesë siguarar nga Gazeta Shqip
Gjithashtu në kërkesën e dytë Elezi bënë me dije se zgjedhjet brenda partisë për kryetar duhet të shtyhen me një afat kohor prej 14 ditësh dhe nga ana tjetër të realizohet zhvillimi i debateve elektorale të përbashkta para anëtarësisë, premtuar kjo nga Sali Berisha.
“1.Shtyrjen e datës së zgjedhjeve me një afat kohor të paktën 14 ditor.
2.Zhvillimin e takimeve elektorale të perbashkëta me debat para antarësisë siç kandidati rival ka premtuar gjatë fushatës 6 mujore të foltores me antarësinë, Kjo do të evitonte gjithashtu mbledhjet e dyfishta të antarësisë në bazë.”– thuhet në dokumentin e sigurar nga Gazeta Shqip.