“Në Manastir po ndërtohet resort”/ Berisha flet hapur: 620 vila te Kepi i Stillos, lan paratë Edi Rama

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha është duke zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat, teksa gjatë fjalës së tij është shprehur se kryeministri Edi Rama është përfshirë në aferat korruptive më të mëdha në vend.

Fjalën e tij Berisha e nisi me inceneratorët dhe më pas me me resortin që është planifikuar të ndërtohet në Kepin e Stillës.

“Atij nuk i rrihet më, por ecën dhe udhëton si gjëja më e pavlerë e Evropës zyrtare. ai ishte në dijeni vetëdijshëm i ka paraqitur qeverisë për miratim.

Çdo akuzë ndaj Agaçios të çon tek padroni i tij Edvin. Duhet ta dini se kaq i ngërthyer është Edi Rama me inceneratorët. Kjo është njëra aferë, aferat e tjera janë zinxhir, ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin, në territorin e Butrintit është një aferë multidimensionale e paimagjinueshme, në territorin e gjirit të Manastirit ku ka një kishë.

Në vend që trojka trualli territori t’i rikthehej kishës dhe manastiri është një jo vetëm një institucion kulturor, por edhe shumë i çmuar. Aty në territorin e manastirit po ndërton resorin turistik njeriu, miku i Edi Ramës, ku vetë ai mund të jetë aksioner.

Duke uzurpuar pronat publike, Kepi i Stillës, laguna e cila është zonë ramsar e cilësuar si zonë e supermbrojtur është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku lan paratë Edi Rama dhe njerëzit e tij”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT