Në mes të luftës, Biden papritur viziton Ukrainën, pritet nga Zonja e Parë

Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden, ditën e sotme ka vizituar papritur Ukrainën. Gjatë një udhëtimi në Rumani dhe Slloveni, ajo është ndalur edhe në një shkollë në Ukrainë.

Zonja Biden u takua me zonjën e parë të Ukrainës Olena Zelensky në një shkollë në qytetin kufitar të Uzhhorod, e cila aktualisht po përdoret si strehë e përkohshme për personat e zhvendosur.

Ajo tha se donte “të tregonte se populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës” duke shtuar se lufta është brutale dhe duhet të marrë fund sa më parë.

Olena Zelensky i ka thënë Jill Biden se është një akti i guximshëm nga ana e saj për të vizituar Ukrainën në këtë periudhë.

“Ne e kuptojmë se çfarë i duhet zonjës së parë të SHBA-së për të ardhur këtu gjatë një lufte, kur aksionet ushtarake po zhvillohen çdo ditë, ku sirenat ajrore po ndodhin çdo ditë, madje edhe sot”, tha ajo.

Ajo shtoi se vizita, në ditën e nënës, ishte shumë simbolike, duke shtuar: Ndjejmë dashurinë dhe mbështetjen tuaj në një ditë kaq të rëndësishme.

Zonja Zelensky nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT