Nikos Dendias takon Ramën, me foton nga zyra e kryeministrit tregon se për çfarë biseduan

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Dendias ka postuar një foto në “twitter”, ku shihet në zyrën e Kryeministrit Edi Rama, teksa shkruan se diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve si dhe për perspektivën e Bashkimit Europian.
“Duke përfunduar vizitën time në Tiranë, u takova me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e BE dhe zhvillimet rajonale” shkruan Dendias në postimin e tij.
Kujtojmë që më herë Dendias mbajti një konferencë të përbashkët me ministren Olta Xhaçka, ku treguan se diskutuan për njohjen e pensionit, ligjin e luftës si dhe për çështjen e detit që do të shkojë në Hagë.