“Njerëzit flenë në tokë”/ Zelensky rrëqeth në Kuvend: Rusët u mbushin këpucët me ujë dhe i lënë në të ftohtë

Presidenti Volodymyr Zelensky mbajti ditën e sotme një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalët e tij, Zelensky foli për luftën duke përshkruar mizoritë e Rusisë. Ai tregoi torturat mizore për ukrainasit e zënë rob.

“Të moshuarit që kanë mbijetuar luftën e dytë botërore thonë se nuk kanë parë mizori të tilla. Ushtria ruse ka një metodë të veçantë të luftimit. Njerëzit flenë në tokë me këmbë të ngrira. Ne gjejmë vazhdimisht njerëz me duar të lidhura e të torturuar. Njerëzit gjenden ngado në pyje në bodrume në rrugë. Ushtria ruse detyron dhe torturon të rinjtë, u mbushin këpucët me ujë dhe i lënë në të ftohtë. Ata nuk i lënë të lëvizin.”- tha presidenti ukrainas.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT