“Nuk na vendosni dot kusht…”/ Balla fton Alibeajn për diskutimet e Presidentit: Rikthehuni në tryezë!

Balla: Unë mund t’ju konfirmoj se ne zyrtarisht nuk kemi pasur asnjë komunikim zyrtar me emër konkret. Prandaj ju këshilloj të riktheheni në tyrezë menjëherë. Kjo gjë duhet bërë me seriozitët. Nuk ka pasur dakordësi në takimin e mëparshëm për atë formulën 4-2. Ç’kuptim ka pastaj që kandidatin e opozitës ta mbështesë me vota shumica.

Po nëse ne nuk biem dakord për asnjë nga ato katër emra, çfarë ndodh? Ne japim garancinë publike që atë person e mbështesim, por nuk mund të thuash që o zgjidh një nga këto të katërt ose të denoncoj për shkelje të marrëveshjes. Ne e kemi thënë që kjo gjë nuk mund të bëhet kështu. Fryma është që opozita të ketë të drejtën e propozimeve brenda 2 raundeve të para. I kanë 8 kandidatura? Le t’i sjellin publikisht ato kandidatura dhe zyrtarisht, më pas ne do u themi për secilin prej tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT