“Pagat do bëhen publike një herë në vit”, Rama: Do të pyesim shqiptarët

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme teksa diskutonte për “Informalitetin”, kreu i qeverisë, Edi Rama, tha se shqiptarët do pyeten nëse duan që 1 herë në vit pagat të bëhen publike.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Këshillimin Kombëtar të ardhshëm, do të pyeten qytetarët nëse janë dakord që një herë në vit pagat të bëhen publike.
“Duke parë këtë eksperiencë që erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar, dalja e pagave në publik, mendojmë se është e udhës që në këshillimin e ardhshëm kombëtar t’i pyesim qytetarët nëse janë dakord që një herë në vit të gjitha pagat të bëhen publike”, tha Rama.