“Para veprës së tim eti, shkoni përtheni kërbishten”, Rama: S’kam jetuar kurrë në Bllok, shtëpinë e kisha te Pallati 18!

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me disa deputetë të opozitës, pasi në Kuvend është hapur tema e Shqipërisë komuniste.

Rama tha nga foltorja e Kuvendit se ai s’ka qenë kurrë pjesë e “Bllokut” komunist, ndërsa ka jetuar në një shtëpi modeste në Pallatin 18 te rruga Muhamet Gjollesha.

“Im atë s’ka qenë kurrë anëtar i Komitetit Qendror”, tha Rama teksa ka akuzuar Partinë Demokratike si viktimë të ideologjisë së Enver Hoxhës.

Pjesë nga fjala e Ramës në Parlament:

Nëse e keni për tim atë, im atë është ai që përpara vepërs të të cilit, edhe ti edhe të gjithë ju atje, shkoni dhe përthyeni kërbishtin, nëse e keni me gjyshërit, stërgjyshërit, shkoni dhe lexoni historinë. Por unë në Bllok nuk kam jetuar kurrë, unë e kam pasur shtëpinë te rruga Muhamed Gjollesha, pallati 18, nga ana tjetër e urës së Vasil Shantos. Dhe kam pasur një shtëpi si gjithë të tjerët. Im atë nuk ka qenë kurrë anëtar i Komitetit Qendror, siç tha profesori që është i mirëkuptuar, se i ka lëshuar me pëllumba, me sorra me të gjitha shpendët që ka pasur. Ju që flisni me këtë gjuhë jeni shembulli për të ardhur keq i inercisë së ideologjisë së Enver Hoxhës. Enver Hoxha sot është gjallë vetëm përmes jush, përmes mënyrës si e kuptoni dhe e sulmoni kundërshtarin, njësoj si ai. Kjo është një fatkeqësi shumë e madhe. Unë nuk pres as respektin tënd, as të Leskos, as të Tomorr Alizotit, sepse mua më mjafton respekti i atyre që kur dolën nga burgu, jo vetëm që nuk kishin asnjë lidhje në mënyrën e të folurit me ju, por ishin komplet e kundërta sepse ishin e kundërta e Enver Hoxhës. Partia e Enver Hoxhës ju bëri si vetja, futi kompleksin e inferioritetit dhe përçmimit te shumë prej jush. Nuk përballet kundërshtari me këto lloje argumentash. Juve u lindët dhe u rritët në vatrën e një sekretari të partisë së Enver Hoxhës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT