Pas dy muajsh tmerri nën bombardimet ruse, Moska tërhiqet nga Kharkivi

Lajme të mira vijnë nga Ukraina!
Bëhet me dije se Moska po tërheq ushtarët e saj nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, i cili deri para pak kohësh ishte nën pushtimin e egër rus.
“New York Times” njofton se Kharkiv u bë pengesa e dytë më e madhe e Rusisë pas Kievit, ku edhe tërhoqi forcat muajin e kaluar.
Nga ana tjetër njoftohet se Kremlini ka drejtuar ushtrinë ruse drejt jug-lindjes, ku po forcon praninë e tij në Izium, një qytet dy orë larg Kievit, i pushtuar një muaj më parë, në portat e Donbass.