Pas zgjerimit të destinacioneve “Air Albania” shton dy avionë të rinj

Pas shtimit të destinacioneve të reja në Londër, Athinë, Duseldorf, tashmë “Air Albania” ka shtuar edhe 2 destinacione të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit drejt Zyrihut dhe Baselit.
Përveç, këtyre destinacioneve “Air Albania” tashmë fluturon edhe drejt Antalias dhe Bodrum.
Pritet që lista e destinacioneve të vijë gjithnjë e në zgjerim me hapjen e sezonit turistik dhe kompania flamurmbajtëse shqiptare, gjithashtu pritet të lajmërojë destinacione të reja në ditët në vijim.
Ky shtim destinacionesh dhe kërkesë e klientëve për të fluturuar drejt vendeve të çliruara nga pandemia, ka sjellë edhe nevojën për zgjerim të flotës së avionëve dhe në këto kushte “Air Albania” njofton shtimin e 2 avionëve të rinj gjatë muajve të verës.