PD E PËRÇARË/ “Rithemelimi” bojkoton, 21 deputetë të pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj, “krijohet” edhe një grup i tretë (EMRAT)

U mendua se doprëheqja e Lulzim Bashës do t’i jepte fund krizës në Partinë Demokratike, por mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar tregon që PD është më e përçarë se kurrë.

Kuvendi Kombëtar i pak ditëve më parë e shkarkoi Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar, por sot Alibeaj thirri mbledhjen e radhë snë selinë blu, në të cilën po marrin pjesë 21 deputetë, të cilët janë edhe mbështetësit e tij.

Grupi i rithemelimit që ka bojkotuar mbledhjen përbëhet nga 15 deputetë, ndërkohë që është krijuar edhe një grup i tretë prej 16 deputetësh, të cilët nuk kanë marrë pjesë në mbledhje, por nuk janë rreshtuar as me Komisionin e Rithemelimit.

Deputetët që marrin pjesë në mbledhje:

1. Kastriot Piroli
2. Orjola Pampuri
3. Jorida Tabaku
4. Dhurata Çupi
5. Merita Bakiu
6. Lindita Metaliaj
7. Emilja Koliqi
8. Seladin Jakupllari
9. Dashnor Sula
10. Zheni Gjergji
11. Eralda Tase Bano
12. Saimir Korreshi
13. Ervin Salianji
14. Kreshnik Çollaku
15. Enkelejd Alibeaj
16. Ferdinant Xhaferraj
17. Arbi Agalliu
18. Gazment Bardhi
19. Lefter Gështenja
20.Flamur Hoxha
21.Andia Ulliri

Deputetët e “Rithemelimit”:

1.Flamur Noka
2.Edi Paloka
3.Tritan Shehu
4.Albana Vokshi
5.Luciano Boçi
6.Edmond Spaho
7.Luan Baçi
8.Agron Shehaj
9.Sorina Koti
10.Oerd Bylykbashi
11.Isuf Cela
12.Bujar Leskaj
13.Belind Këlliçi
14.Sali Berisha
15.Elda Hoti

Deputetët që nuk marrin pjesë në mbledhje (Asnjëanës)

Lulzim Basha
Grida Duma
Agron Gjekmarkaj
Flutura Acka
Ina Zhupa
Alfred Rrushaj
Kasem Mahmutaj
Xhelal Mziu
Helidon Bushati
Greta Bardeli
Bledion Nallbati
Fation Veizaj
Ilda Dhori
Tomor Alizoti
Zef Hila
Radamadan Lika

Back to top button
LAJMET E FUNDIT