Përfshirja në skandal/ Bllokohet llogaria e ambasadorit shqiptar në Malin e Zi, dalin dyshime të reja…

Si pasojë e skandalit në të cilin u përfshi Martin Berishaj, llogaritë bankare të ambasadorit në Mal të Zi janë bllokuar.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është bërë pjesë e një skandali ku dyshohet se ka pastruar mbi 600 mijë euro para.

Këtë ambasadori dyshohet se e ka bërë përmes një kompanie që e ka hapur në Mal të Zi, e quajtur “MB Consulting”. Media “press.co.me” në Mal të Zi, njofton se llogaritë e Berishajt në Mal të Zi janë bllokuar si pasojë e një borxhi prej 31 mijë e 14 eurove, që ka ngritur edhe më shumë dyshime në përfshirjen e tij në skandal.

Sipas raportimeve të mediave në Slloveni, Berishaj ka transferuar 600 mijë euro kesh nga llogaria e tij në Mal të Zi dhe i ka transferuar tek politikani slloven Robert Golob.

Këto para në llogarinë e kompanisë së Berishajt kanë ardhur nga kompania GEN, e regjistruar në Mal të Zi. Përkundër përfshirjes së tij në këtë skandal, ambasadori Berishaj ka premtuar se do t’i padisë mediat dhe ka vazhduar me punën e tij diplomatike.

Një grup qytetarësh të ‘Alternativa Mali i Zi’ kanë publikuar sot një deklaratë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se kompania e regjistruar në Serbi ka financuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./m.j

Përfshirja në skandal/ Bllokohet llogaria e ambasadorit shqiptar në Malin e Zi, dalin dyshime të reja…!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT