“Po hetohen zyrtarë të lartë”/ Kreu i SPAK: 80% e të dyshuarve nuk e dinë që janë ‘nën lupë’

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar ditën e sotme në Komisionin për Integrimin Europian.

Kraja deklaroi se 80% e rasteve që Prokuroria e Posaçme ka në shqyrtim nuk janë në dijeni se po hetohen, ndërsa theksoi se po hetohen zyrtarë të lartë shtetërore por pa përmendur emra.

“Gjatë vitit 2021 dhe fillimit të këtij viti janë kryer hetimet dhe po hetohen persona me funksione të larta shtetërore. SPAK ka në fokusin e saj zbatimin e rekomandimeve. Po të referohemi më saktësisht në rekomandime thuhet se duhen garantuar zbatimi i ligjit. Jemi munduar të kryejmë sa më shumë hetime. Kemi bashkëpunuar me struktura ligjzbatuese brenda vendit.

Koncepti i hetimit proaktiv nuk është vetëm fillimi i hetimit kryesisht por që ti të hetosh pa e ditur tjetri që po hetohet. 80% e rasteve që kemi në dorë janë hetime proaktive. Në mënyrë të detajuar unë i kam dhënë shifrat. Janë dërguar për gjykim 11 procedime penale. SPAK dhe Prokuroria e Hetimit janë të përkushtuar për të hetuar çdo rast”, tha Kraja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT