‘Prapaskenat’ e vizitës së Mike Pompeo në Tiranë/ Si e shmangu ish-sekretari takimin me Berishën në hotel

Ish-sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo vizitoi para disa ditësh vendin tonë, ku zhvilloi takime me zyrtarët e lartë të shtetit, si kryeministri Edi Rama, apo përfaqësuesin e opozitës Enkelejd Alibeaj.

Jashtë agjendës së takimeve të tij u lanë presidenti Ilir Meta, si dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ky i fundit i shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, Berisha duket se ka bërë përpjekje për ta takuar Popmeon.

Mësohet se ish-kryeministri ka bërë përpjekje për të takuar rastësisht ish-sekretarin e shtetit në ambientet e hotelit ku ky i fundit po qëndronte në Tiranë, siç raporton ‘Report TV’.

Ekipi i sigurisë së Pompeos ishte i informuar për këto lëvizje, teksa kishte marrë masa duke shpërndarë foton e Berishës për të mos lejuar hyrjen e tij në ambientet ku ish-sekretari qëndroi gjatë të gjithë vizitës në Shqipëri.

Në vendimi ne SHBA-ve për shpalljen ‘non-grata’ të një personi, përveç ndalimeve ndaj personit, edhe shtetasit amerikanë ndalohet që të bashkëpunojnë apo takohen me të.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT