Presidenti zgjidhet të shtunë/ Ja afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave nga të majtët

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka propozuar sot në Konferencën e Kryetareve që raundi i 4-t për zgjedhjen e Presidentit të mbahet ditën e shtunë në orën 18:00.
Balla propozoi po ashtu që afati i depozitimit të kandidaturës është data 4 qershor ora 12:00 në Sekretarinë e Kuvendit, ndërse afati i shqyrtimit të kandidaturës nga Komisioni i Ligjeve është data 4 qershor ora 16:00.
Kujtojmë se ditë ne premte në orën 17:00 PS do të mbajë mbledhjen e Kryesisë, ku do të përcaktohet dhe kandidatura që maxhoranca do të propozojë për kreun e shtetit.