Probleme për bosët shqiptarë të drogës, Dubai nis luftën ndaj parave të pista

ërktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Paratë e pista kanë qenë prej kohësh një burim investimi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Oligarkët dhe zyrtarët e huaj kanë udhëtuar në Dubai me shumë të mëdha të parash, për të blerë shtëpi dhe për të treguar jetën e tyre në rrjetet sociale.
Mysafirët në një hotel në qendër të Dubait vitin e kaluar mund të kenë rastisur në ashensor me një mafioz turk që po qëndronte në Dubai. Por pjesë e listës personave që kanë investuar në Dubai janë edhe shqiptarë.
17 persona nga Shqipëria kanë regjistruar 19 prona “offshore” në vlerë të përbashkët prej 7 milionë dollarë në Dubai. Ndërkohë 5 të tjerë janë shqiptarë të Kosovës të cilët zotërojnë investime në Dubai.