Prostitucion e drogë në Itali, kush është ‘Gazi’, vëllai i deputetit që iu sekuestruan pronat?

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka konfiskuar disa pasuri në pronësi të deputetit të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Kasëm Mahmutaj dhe dy vëllezërve të tij Behar dhe Gazmend Mahmutaj. Ky i fundit i cili njihet edhe me emrin Eduart Troska rezulton të jetë dënuar për ushtrim prostitucioni e trafik droge në Itali, në vitin 1993.

Sipas mediave italiane Gazmend Mahmutaj, i njohur ndryshe si ‘Gazi’ ka udhëtuar në të gjithë Evropën me tetë identitete të ndryshme falë dokumenteve false. “Gazi” kishte arritur t’u shpëtonte organeve të drejtësisë duke u kamufluar si deputet shqiptar ndërkohë që ishte kreu i një organizate kriminale të përbërë kryesisht me persona nga Berati.

Pjesë nga mediat italiane:

Hetimet kanë nxjerrë në dritë një klan të vërtetë ilegalësh shqiptarë, thuajse të gjithë nga i njëjti qytet i Beratit, të cilët duke u financuar me trafikimin e të rinjve shqiptarë të sjellë në Itali dhe prostituta, kishin ngritur një trafik kolosal heroine dhe kokaine. E njëjta organizatë u kujdes për të riinvestuar të ardhurat e biznesit në shtëpi në pasuri të paluajtshme dhe aktivitete tregtare, duke shfrytëzuar edhe miqësitë me personalitete të lidhura me qarqet politike shqiptare.

Në krye të organizatës do të ishte Mahmutaj Gazmend, i njohur ndryshe si ‘Gazi’, 31 vjeç. Personi, i cili udhëtoi në të gjithë Evropën me tetë identitete të ndryshme falë dokumenteve false, u arrestua në nëntor të vitit 1998, ndërsa ishte në tranzit me një emër të rremë në aeroportin e Malpensës. Gazi, në shoqërinë e një delegacioni shqiptar ishte nisur për në Strasburg, i ftuar si konsulent në një konferencë për krimin e organizuar. Policia, që e identifikoi në bazë të gjurmëve të gishtërinjve, e arrestoi pasi u dënua me 10 vjet burg nga një gjykatë në rajonin e Venetos, i akuzuar si kreu i një organizate të përkushtuar për shfrytëzimin e prostitucionit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT