PS kundër rezolutës për dënimin e krimeve serbe, Berisha i filmon: Jeni pengje të Vuçiç

Deputetët e grupit të Rithemelimit kanë bërë ditën e sotme kërkesë për të miratuar një rezolutë për krimet e Serbisë në Bosnje është bërë shkak për replika të forta në sallën e Kuvendit ditën e sotme tekas është duke u zhvilluar seanca plenare.
Nga ana tjetër gjatë fjalës së mbajtur Balla akuzoi Berishën se ka furnizuar me naftë Serbinë, pavarësisht një vendimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për embargo.
Siç edhe është transmetuar në media në seancën e sotme me shumicë votash deputetët e PS-së votuan kundër miratimit të kësaj rezolute, me pretendimin se nuk do të pranojnë asnjë kërkesë që vjen nga Komisioni i Rithemelimit.
Ky votim ka sjellë edhe tensionimin e Berishës, i cili u çua nga vendi dhe filmoi të gjithë socialistët që ngritën kartonat, duke i akuzuar ata si pengje të presidentit serb.
Berisha ka mohuar gjithashtu çdo akuzë që bëri Balla, se ka shkelur embargon e OKB duke furnizuar me naftë Serbinë, pak muaj para masakrës së Bosnjes.
“Votimi që ju bëtë sot kundër rezolutës i shërben vetëm Aleksandër Vuiçiçit. Po çfarë mund të presësh nga kreu i një organizatë kriminale, nga një skllav i Aleksandër Vuçiç,si mund të silleni kështu si kope. Së fundi një sqarim, Sali Berisha ka mbajtur çdo qëndrim kundër kontrabandës, dhe ka respektuar çdo embargo që është vendosur nga OKB. Ju me votimin e sotëm të turpshëm, shkelët gjakun e 8 mijë viktimave në Bosnje”, tha Berisha në Kuvend.