Pse Basha të sulmoi?! Imeraj: Kërkova hetim të plotë për ‘Lobimin rus’ dhe ‘Rrugën e Kombit’. Dosja ‘Muzin’ duhet…

Ish-Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, deklaroi sot në Repolitix se dosja e famshme e lobimit rus në PD duhet të hetohej deri në fund, ashtu sikurse edhe ajo e Rrugës së Kombit. Imeraj e lidhi kërkesën e saj për hetim të plotë sulmet e Bashës ndaj saj.

“Unë nuk e njoh absolutisht Bashën, asnjë lloj Bashe që lidhet me politikën. Unë kam funksionuar që hetimet duhen çuar deri në fund edhe për çështjen e famshme të lobimit rus. Edhe Rruga e Kombit duhet të ishte hetuar dhe pse duhet të kishte përfunduar me procedurë. Për çështjen e hetimeve për lobimin rus 3 prokurorët kishin 3 mendime të ndryshme. Njëri prokuror ishte që duhej pushuar, tjetri thoshte që duhet pushuar por në pritje të letërporosisë, ndërsa tjetri që duhej vazhduar”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT