Qeveria jep 10 milionë lekë që Mark Marku të operohet në zemër në një spital privat

Ish-deputeti i PD-së, Mark Marku, i është nënshtruar një operacioni në një spital privat ditëve të fundit. Ai ka bërë një operacion në zemër dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në lidhje me këtë operacion, Edi Rama ka urdhëruar Arben Ahmetajn që të firmosë 10 milionë lekë të vjetra për kurimin e Mark Markut.
Vendimi
Vendim për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Mark Marku.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit për buxhetin e vitit 2022, të ndryshuar dhe në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2022 me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi”
Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Mark Marku në masën 1 014 000 (një milion e katërmbëdhjetë mijë) lekë.
Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit