“Rama propozoi gruan për presidente”/ Berisha: Një proces kushtetues i kthyer në ‘kuzhinë’ familjare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në një konferencë për mediat, në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer këtë proces në një “kushinë familjare”, ndërsa shtoi se Rama propozoi bashkëshorten e tij për presidente.

“Zhvillime ka pasur këtë javë dhe në procesin qesharak të zgjedhjes së presidentit. Ato arrijnë deri aty që nëpërmjet Baton Stanuishiçit, Edi Rama të propozonte për presidente gruan e vet. Arriti ta personalizojë në këtë shkallë, nga një proces kushtetues e ka kthyer në një kuzhinë familjare”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT