Rama publikon fotot dhe ironizon Berishën: Këto janë rastet kur non-gratat e shpallën shërbimin shëndetësor Nongrata

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga qendrat shëndetësore dhe spitalet e rregulluara nga qeveëria e tij.
Me një ton ironizues ndaj Sali Berishes, Rama shkruan në Facebook se këto janë edhe rastet ku ata janë shpallur non grata , janë po ato që shpallën non grata shërbimin shëndetësor.
“Këto janë rastet kur duhet kujtuar se ata që janë shpallur Nongrata, janë po ata që e shpallën Nongrata shërbimin shëndetësor në Shqipëri, të cilin me punë, mund e durim ne po e rilindim hap pas hapi, jo vetëm në spitale po edhe në qendrat shëndetësore, si kjo qendër e re në Fier e si qindra të tjera deri në zonat më të largëta, nga Veriu në Jug,” shkruan Rama.