Rama publikon fotot: T’i japim fund njëherë e mirë kësaj marrëzie që të vret sytë

Teksa sezoni turistik ka nisur, vijon puna për pastrimin e gjithë Shqipërisë nga ndotja. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga disa zona ku janë pastruar mbetjet.
Ai shkruan se plasni i pastrimit do të vijojë edhe gjatë sezonit triuritik, për të sensibilizuar qytetarët, por edhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë ndotjes në vendin tonë.
“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin✋
*momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec”, shkruan Rama.