Rivalët u tërhoqën nga gara, Berisha flet për zgjedhjet e 22 Majit: Nëse s’ka kandidatë, ja cfarë do të ndodhi

Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet e 22 Majit për kryetarin e ri të PD-së, ku mesa duket ai do të jetë kandidati i vetëm, pas tërheqjes së Edvin Kullurit dhe Fatbardh Kadillit.
Ai tha se nuk do të prodhojë kandidatë rivalë, pais nuk e ka bërë asnjëherë, por shtoi se nëse do të jetë i vetëm në garë, atëherë do të ketë referendum, ku demokratët do të votojnë pro ose kundër tij.
“Unë nuk jam kurrë Edi Rama, nuk kam krijuar kurrë kandidatë rivalë. Nuk mund të ketë Shkëlqim Meta, por do ketë siç ka patur gjithmonë, një fushatë të vërtetë dhe një votë të lirë. S’la gjë më qesharake se kandidati të prodhojë rivalë. Nëse s’ka kandidatë, atëherë ka referendum. Anëtarët e PD-së thirren për të votuar pro ose kundër Sali Berishës. Fillimisht ishin Kadilli dhe Kulluri, nëse kandidojnë janë të mirëpritur”, tha Berisha në Open.