Roli i SHBA në Shqipëri/ Ish-prokurori: ‘Peshqit e mëdhenj’ janë në rrjetë, herët apo vonë do të dalin në breg

Roli i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ishte pjesa e dytë e diskutimit në studion e emisionit “Pikat mbi I”.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari theksoi se peshqit e mëdhenj janë në një rrjetë të fortë, që herët apo vonë do të dalin në breg.

Hajdari: Ato që thash teknikisht i ka thënë dhe Ambasadorja. Ata flasin në Shqipëri në mënyrë të drejtpërdrejt. Ajo nuk ka asnjë detyrim, këtë punë e bën gjithë qejf. Ajo është ambasadorja e SHBA-ve dhe ka një detyrë të posaçme në Shqipëri dhe Kosovë. Ambasadorja nuk ka çeduar asnjëherë.

Ajo doli me një mesazh, doli poshtë kalit të Skënderbeut dhe foli kuq e zi. Kjo tregon që SHBA*të janë me popullin shqiptar. Ca kanë mbushur 40 vite e të tjerët 30 vite. Politikanët që duan të jenë të përjetshëm nuk janë politikanë Euroatlantikë.

Brenda pak viteve s’po them muajve, ato do të përballen me drejtësinë. Ballkani Perëndimor i përket BE, forcave perëndimore euroatlantike. Nuk ka gëzim më të madh se sa politikat e SHBA, janë konsistente, të qarta.

Peshqit janë në rrjetë, rrjeta del avash avash. Kam përshtypjen që rrejta do të dalë pak nga pak, sepse rrjeta është ndërtuar mirë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT