Rreth 60 persona të vdekur, të pamëshirshëm rusët, bombardojnë një shkollë në Luhansk

Rreth 60 persona kanë mbetur të vdekur pas sulmit me bombë në një shkollë në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore të shtunën.
Teksa shifrat i bëri të ditura presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, bëhet me dije se sulmi është bërë nga pala ruse.
“Vetëm dje, në fshatin Bilogorivka, në rajonin e Luganskut, një bombë ruse vrau 60 civilë,” tha Zelensky gjatë një ndërhyrjeje video-konferencë në një samit të G7.
Ndërkohë, nga ana tjetër Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur të dielën mbrëma se mbi 170 civilë janë evakuuar nga Mariupoli.
Mes tyre, sipas raportimeve janë edhe 40 persona që ndodheshin në uzinën e çelikut Azovstal që është thuajse nën kontrollin e Rusisë. Civilët mbërritën ditën e sotme në Zaporizhzhia.