Rusët tallen me grupin fitues të Eurovisionit, çfarë shkruajnë mbi bombat që do të hidhen në Ukrainë

Ukrainasit akuzojnë rusët se kanë shkruar në disa bomba, thirrjet e grupit “Kalush” për fabrikën e  çelikut në Mariupol, pas fitores së tyre në Eurovizion.

Mendohet se këto bomba janë destinuar të hidhen në Azovstal, fabrika më e madhe e çelikut.

Lajmi vjen nga këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andriushenkoe i cili publikoi disa imazhe në Telegram.

“Ky është reagimi i ushtrisë ruse ndaj fitores sonë në Eurovision 2022”, shkruan Andryushchenko, në tekstin që shoqëron tre fotografitë.
Në fotot që janë publikuar, bombat ende të papërdorura, me shërbime në rusisht.

“Ndihmoni Mariupolin, ndihmoni Azovstal tani”, shkruhet.

Të gjitha bombat kanë datën e djeshme, të finales së “Eurovosionit”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT