Rusia e kërcënoi me armët bërthamore/ Finlanda ‘zyrtarizon’ datën e aplikimit për anëtarësimin në NATO

Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO më 12 maj, sipas një raporti të medias lokale.
Duke cituar burime anonime të qeverisë, gazeta finlandeze Iltalehti raporton se vendimi për t’u bashkuar do të vijë atë ditë, me presidentin e vendit Sauli Niinisto që së pari njoftoi miratimin e tij që fqinji nordik i Rusisë t’i bashkohet aleancës së mbrojtjes perëndimore, i ndjekur nga grupet parlamentare, duke dhënë miratimin e tyre për aplikimin.
Pushtimi rus i Ukrainës i ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë në prag të aplikimit për anëtarësim në NATO dhe braktisjes së besimit të mbajtur prej dekadash se paqja ruhej më së miri duke mos zgjedhur publikisht palët.
Sipas kushtetutës finlandeze, presidenti drejton politikën e jashtme dhe të sigurisë të Finlandës në bashkëpunim me qeverinë.
Vendimi do të konfirmohet në një takim mes presidentit dhe ministrave kryesorë të qeverisë pas njoftimeve fillestare të presidentit dhe parlamentit, transmeton Iltalehti.
Rusia, me të cilën Finlanda ndan një kufi 810 milje (1300 km) dhe një histori konflikti para 1945, ka paralajmëruar se do të vendosë armë bërthamore dhe raketa hipersonike në enklavën e saj në bregdetin Baltik të Kaliningradit, nëse Finlanda dhe Suedia vendosin t’i bashkohen aleancë.