Rusia nis rafshimin e Odesës, qyteti goditet me tre raketa

Ushtria ruse ka nisur mbrëmjen e sotme një sulm me raketa ndaj qytetit port të Odesës.
Tre raketa kanë rënë në qytet pak minuta më parë, ndërsa qielli është skuqur nga shpërthimet e fuqishme. Është ende e paqartë nëse ka viktima nga shpërthimet.
Besohet se plani i presidentit rus Vladimir Putin është rafshimi i qytetit të Odesës, siç ushtria ruse bëri me Mariupolin, duke i hapur rrugë kështu një korridori rrugor tokësor përmes jugut të Ukrainës drejt krahinës separatiste pro-ruse të Transnistrias në Moldavi.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale duken përmasat e mëdha të shkatërrimit që kanë shkatuar bombarbimet ruse qytetin port dhe tepër të rëndësishëm të Odesës.