Rusia së shpejti vë në punë “Satan II”, njoftimi zyrtar: Rreth 50 raketa “gati të shpërthejnë”

Duket se Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga lufta, teksa përditë dhe më shumë është duke forcuar armatimert e saj.
Në një deklaratë zyrtare drejtori i Agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, Dimitri Rogozin njoftoi dje se Rusia po planifikon të vërë në shërbim rreth 50 raketa të reja.
Rogozin shtoi gjithashtu se Rusia po planifikon që raketa balistike ndërkontinentale “Sarmat” të hyjë në funksion në fund të vjeshtës.
Raketat do të prodhohen në qytetin siberian të Karsnoyarsk, tha ai për agjencinë e lajmeve Interfax, pasi Rusia kreu lëshimin e parë të provës “Sarmat” në portin hapësinor Plesetsk në Rusinë veriore në fund të prillit.
“Sarmat”, i njohur gjithashtu si “Satan II” ka një rreze veprimi prej 18.000 kilometrash dhe mund të armatoset me koka bërthamore, të cilat do t’i lejojnë Rusisë të godasë objektivat n mbarë botën duke nisur sulme në dy polet.
Raketa, sipas presidentit Putin, mund të kapërcejë të gjitha llojet e mbrojtjeve dhe t’i detyrojë kombet të “mendojnë dy herë” në rast të një sulmi ndaj Rusisë.