“Shpërthejnë” kritikat ndaj Eurovision, nis peticioni për Ronela Hajatin: Mos e hidhni në kosh punën e saj

Pas censurimit të fotove të Ronela Hajatit dhe kërkesës për ndryshimin e korografisë, ndjekësit janë revoltuar me organizatorët e Eurovisionit.

Ky censurim ka bërë që mbështetësit e Ronelës të nisin një peticion, përmes të cilit kërkohet që këngëtarja të vijojë me koreografinë aktuale.

Krahas peticionit thuhet se përfaqësuesja e Shqipërisë ka punuar për disa muaj për një koreografi të tillë, pranadaj dhe nuk mund ti hidhet poshtë në momentun e fundit.

“Eurovizioni është një konkurs ku çdo artist është i lirë të performojë dhe të tregojë idetë e tij të performancës. Nuk mund t’i lëmë tani të hedhin në kosh 3 muaj punë të palodhur nga Ronela dhe stafi i saj, ndaj ju lutemi nënshkruani këtë peticion!!!”, thuhet në peticion.

Kujtojmë se ditën e djeshme galeria e fotove të Ronelës u hoq nga llogaria zyrtare e Eurovisionit dhe më pas u ripostua pa foton ku Ronela shfaqej duke levizur drejt pjesës së poshtme të trupit.( KLIKO KËTU PËR PETICIONIT)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT