Shpërthen avokat Beqiri: SPAK të merret me kriminelët e vërtetë jo me fakir fukarenjtë!

Avokati Idajet Beqiri ka reaguar ditën e sotme për SPAK, pas deklaratës së kryeministrit Rama se ky institucion po anashkalon personat e inkriminuar si Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Avokati shkruan në rrjetin social facebook se se SPAK po tallet me pritshmëritë e shqiptarëve dhe nuk po merret me kriminelët e mëdhenj që po dëmtojnë vendin.
Postimi i plotë:
SPAK po masakron pa ligj, pa prova dhe pa fakte dhjetra e dhjetra qytetarë “fakir fukarenjë” të këtij vendi, duke i futur me paturpësi në “grupe të strukturuara kriminale”, duke u tallur hapur me pritshmëritë e shqiptarëve që SPAK të merret me kriminelët e mëdhenjë që i kanë bërë gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kërkesat e SPAK për t’i masakruar dhe për t’i gjenociduar shqiptarë, i pranon me paturpësi dhe pa ndjeshmëri humane e kombëtare Gjykata e Krimeve Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në të dyja shkallët, duke u kthyer në një “noteri” të ndyrë të SPAK.
Me prova dhe me fakte konkrete, duke filluar nga java që vjen, do të evidentojmë një numur të konsiderueshëm faktesh e personash që po masakrohen rëndë prej SPAK dhe Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, çka tregon se SPAK po “punon” për statistika dhe për t’u rithënë shqiptarëve se:
“Objekt goditje do të jeni vetëm ju, populli fukara shqiptarë, pasi të korruptuarit e lartë politik dhe shtetëror janë nën mbrojtjen tonë, siç n’a kanë mbrojtur dhe majmur edhe neve këta kriminelët të rrangut të lartë…
I ftuar para disa kohësh në emisionin “Java në Dritare” avokati bëri thirrje që SPAK të thellohet tek personat që i kanë bërë dëm këtij vendi megjithëse theksoi se kjo i dukej e pamundur pasi SPAK ishte i kapur./M.K/dritare.net