“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për anëtarësimin”/ Presidenti i KE: Së shpejti do vendosim që…

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charls Michel po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Michel foli në lidhje me integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe theksoi se tashmë Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura. Ai shtoi se angazhimi për integrimin vijon të jetë i njëjtë, dhe për këtë arsye po bëhet përshpejtimi i procesit.

“Ju keni qenë partner i besueshëm dhe mik i vërtetë për ne. Ne diskutuam për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE. Ne duhet të japim energji të reja procesit të integrimit. Me mënyra të reja me mënyra inovative që reformat të përshpejtohen.

Ne po punojmë që të japim rezultate të prekshme për shqiptarët. Të mos presim derisa të plotësohen tërësisht negociatat për anëtarësim. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim. Bisedat për anëtarësim duhet të vazhdojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas tërmetit që ju e përmendët ne thamë që ju mund të mbështeteni te ne. BE arriti të mblidhte fonde si kurrë më parë për infrastrukturën të jeni të sigurt se mund të vazhdoni të mbështeteni te ne. Javët në vijim do të jenë kyçe shpresoj të merren vendime të rëndësishme”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT