(VIDEO) SKANDAL në stadium/ Sherri masiv në fundin e ndeshjes, ja ç’ndodhi mes Egnatia – Korabit

Ndeshja e Play Out mes Egnatias dhe Korabit është shoqëruar me tension.

Në fund të takimit, të dyja skuadrat janë përfshirë në një zënkë masive, teksa për të qetësuar situatën është dashur ndërhyerja e policisë.

Sa i përket takimit, sfida u zhbllokua pas vetëm 15 minutash lojë. Ekipi i Zekerija Ramadanit kaloi përpara falë golit të afrikanit nga Republika e Kongos, Delarge.

Goli i dytë dhe i qetësisë do vononte dhe do vinte vetëm në minutën e 80-të, me Laurantinon që ekzekuton saktë një penallti.

Me kete rezultat Egnatia do të jetë pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore edhe për edicionin 2022-2023.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT