“S’kemi ndërmend të shpallim luftë më 9 maj”/ Kremlini: Mohon sulmin në fabrikën e çelikut në Mariupol

Rusia nuk ka ndërmend t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës dhe për rrjedhojë mobilizimin e përgjithshëm me rastin e përvjetorit të 9 majit të fitores ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Ne nuk shohim ndonjë përparim në bisedimet me Ukrainën,” shtoi ai.

Kremlini thotë po ashtu se forcat ruse nuk kanë sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol, duke kujtuar se vetë presidenti Putin “ka lëshuar publikisht një urdhër për të anuluar sulmin”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT