SPAK me “dorë të hekurt”/ Shpallet në kërkim Suel Çela, porositi vrasjen e biznesmenit në Tiranë

SPAK ka shpallur ditën e sotme në kërkim Suel Çelën.

Bëhet me dije për mediat se ky i fundit sipas të penduarit të drejtësisë Enrik Hoxhaj ka porositur vrasjen e administratorit të shkollës private “Willson” në Tiranë, Lulzim Masha. Mësohet ndër të tjera se ky i fundit në 18 Janar 2022, u qëllua në mes të ditës teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e Liqenit të Thatë, teksa pas ngjarjes u arrestua Skerdi Tase, i cili ka pranuar autorësinë e krimit.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Tase nuk ka qenë vetëm në këtë ngjarje, por i shoqëruar nga Hoxhaj. 31-vjeçari Skerdi Tase i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. Ndërkohë kujtojmë se pas ngjarjes, në dëshminë e tij, Tase ka deklaruar se atë ditë kishte ngatërruar shënjestrën pasi ai ka patur konflikt me një person i cili kishte makinën e njëjtë si Masha, ndaj nxori armën për ta qëlluar.

Ai ka treguar se pasi e ka kuptuar se ka sulmuar personin e gabuar, nga frika është larguar me vrap duke hedhur armën në liqen dhe duke u nisur me një furgon drejt Fierit. Asokohe Tase deklaroi se nuk e njeh Lulzim Mashën dhe se armën e zjarrit e kishte marrë në banesën e tij në qytetin e Levanit që prej trazirave të vitit 1997.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT