Taulant Balla pyet Çelën dhe Krajën: Pse nuk e hetoni 21 Janarin? Ku janë hetimet për Gërdecin, për “non gratën” çfarë mendoni?

Bashkëkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit, Taulant Balla, u ka drejtuar tre pyetje drejtuesve të akuzës shqiptare. Në takimin në Kuvend janë të pranishëm Olsian Çela i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Arben Kraja i SPAK, veç deputetëve nga të gjitha palët.
- Përse Prokuroria e Posaçme nuk heton 21 Janarin?
- Përse Prokuroria e Posaçme nuk bën transparente se çfarë po ndodh me korrupsionin në Gërdec? Vrasja në Gërdec është gjë tjetër, korrupsioni që shkaktoi tragjedinë është gjë shumë më e madhe, në kuptimin e pazbulueshmërisë.
- Çfarë opinioni ka Prokuroria Shqiptare për “non gratën”?
Këto janë tre pyetjet që Taulant Balla i drejtoi Çelës dhe Krajës. Ai tha se për rastin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili gjithashtu u shpall “non grata”, pati hetime dhe u dënua. Ai kërkoi informacion nëse kanë nisur hetime kryesisht për Berishën.
Pjesë nga deklarata e Taulant Ballës:
-Përse Prokuroria e Posaçme nuk heton 21 Janarin?
-Përse Prokuroria e Posaçme nuk bën transparente se çfarë po ndodh me korrupsionin në Gërdec? Vrasja në Gërdec është gjë tjetër, korrupsioni që shkaktoi tragjedinë është gjë shumë më e madhe, në kuptimin e pazbulueshmërisë.
-Çfarë opinioni ka Prokuroria Shqiptare për “non gratën”?
Zonja dhe zotërinj prokurorë, SHBA kanë përcaktuar publikisht Sali Berishën për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm, në cilësinë…. (E ndërpret Tabaku). Sipas SHBA, Berisha është përfshirë në veprime korruptive, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale.
Tani pyetje, Prokuroria Shqiptare ka regjistruar ndonjë procedim penal kryesisht për këtë? Mos i ka çuar gjë ndonjë letërporosi SHBA, t’i pyesi ore keni dokumentacion. Një “non gratë” tjetër është hetuar, jemi këtu edhe për të thënë bravo. Se është bërë puna. Unë mendoj që ky raportim duhet të jetë konkret, jo me ato diskutimet që jemi të gjithë dakord edhe…