Tifozët e Feyenoord dhe Romës do ndahen edhe në spitale, mes Sanatoriumit dhe Traumës

Tifozët gjaknxehtë të Feyenoord dhe të Romës do të ndahen edhe në spitale.

Sipas raportimeve bëhet me dije se tifozët do të ndahen mes Sanatoriumit dhe spitalit të Traumës.

Në rast nevoje, tifozët e Feyenoord do të transportohen drejt Sanatoriumit, ndërsa ata të Romës drejt Traumës. Kjo ndarje është vendosur të bëhet për të evituar përplasjet mes dy tifozerive në spitale.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Shqipëri do të luhet finalja e parë europiane, ajo e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Prej ditës së djeshme në Shqipëri kanë mbërritur me mijëra tifozë italianë dhe holandezë, ndërsa gjatë mbrëmjes ka pasur përplasje të shumta mes tyre dhe forcave të policisë në kryeqytetin tonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT